Kirurgët në Indi hoqën gjithsej 63 bishta lugësh nga stomaku i një burri që besohet se i kishte gëlltitur për më shumë se një vit. Sipas mediave të huaja, 32-vjeçari u shtrua në spital me dhimbje të forta stomaku dhe pas ekzaminimit, mjekët u tronditën nga ajo që gjetën.
Dr Rakesh Khuran kreu operacionin urgjent prej dy orësh në Muzaffarnagar të Uttar Pradesh.
“Pas inspektimit të mëtejshëm, ne kuptuam se objektet e huaja ishin lugë çeliku,” tha Dr Khurana.
Doctors in India remove more than 60 steel spoon handles from the stomach of a man reportedly addicted to swallowing cutlery
— The National (@TheNationalNews) September 28, 2022
https://t.co/UHTMGpHKc0
Në fillim, mjekët besonin se pacienti mund të kishte tumor.