Desiree Van Nice një 24-vjeçare nga Los Angelos thotë se ka pirë placentën pasi lindi vajzën e saj Stella.
Nëna shprehet se placentën e konsumoi duke e bërë smoothie.
Placenta është një organ që zhvillohet në mitër gjatë shtatzënisë dhe siguron oksigjen dhe lëndë ushqyese për fetusin në zhvillim.
Sipas saj kjo është një traditë e familjes e cila duhet ndjekur.
E reja përziu placentën e saj në një blender me mango, boronica, pjeshkë, ananas dhe qumësht kokosi dhe më pas e konsumoi.
Të gjithë procedurën, 24-vjeçarja e regjistroi në kamera dhe e shpërndau videon në TikTok, e cila u bë virale menjëherë.