Dy të ftuar në një dasmë, duke përfshirë këtu një të moshuar, u shtruan në spital pasi disa ëmbëlsira ishin të mbushura me drogë.
A mund ta imagjinoni ditën tuaj të dasmës të përfundojë në një rrëmujë absolute, sepse disa ëmbëlsira kishin drogë brenda?
E moshuara ka mbetur pa ndjenja për 12 orë pasi ka konsumuar tortën, ndërsa një tjetër person është sëmurë dhe gjithashtu është dërguar me urgjencë në spital.
Dasma në fjalë u zhvillua në Torquay dhe gjithçka po shkonte “vaj” derisa të ftuarit konsumuan ëmbëlsirat që ishin bërë me kanabis.
E gjithë dita u kthye në kaos.
Personi përgjegjës nuk është gjetur ende nga policia për shkak mungese provash, raporton LadBible.