Vdes “njeriu më i pistë në botë”, sa vite jetoi

Ndryshe

Vdes “njeriu më i pistë në botë”, sa vite jetoi

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 13:13
Amou Haji

Një burrë iranian i konsideruar si “njeriu më i pistë në botë” për shkak se nuk kishte bërë dush për dekada, është ndarë nga jeta.

Sipas mediave shtetërore të Teheranit, Amou Haji u nda nga jeta në moshën 94-vjeçare.

Amou ishte beqar dhe nuk lahej nga frika se mos “sëmurej”.

Për herë të parë pas rreth gjysmë shekulli pa bërë dush, ai u dërgua për t’u larë disa muaj më parë nga banorët e fshatit Dejgah, raportoi IRNA.

Sipas mediave iraniane, në vitin 2013 për jetën e tij u realizua një dokumentar i shkurtër i titulluar “The Strange Life of Amou Haji”.

Image
Amou Haji
Image
Amou Haji
Image
Amou Haji

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat