Një grua është deklaruar fajtore dhe dënuar me burg pasi ka goditur me një sallam fqinjen e saj në supermarket.
Maneka Garner, 27 vjeç, nga Ohio u përball me komshien Precious Jackson, 37 vjeç dhe vajzën e saj, 7 vjeç, në një supermarket në South Euclid në maj 2021. Jackson kishte një urdhër mbrojtjeje ndaj Garner, por pavarësisht kësaj 27-vjeçarja mori një sallam që ishte tepër i rëndë dhe e goditi 10 herë në fytyrë gruan tjetër.
Sherri mes tyre nisi pasi Jackson pështyu Garnerin dhe kjo e fundit mori hak duke e goditur me sallam.
Garner u deklarua fajtore të martën (8 nëntor) dhe u dënua me një burg të pezulluar për 30 ditë, një vit provë dhe një gjobë prej 155 dollarë.