Kishte dalë në shitje për 260 mijë euro, blihet fshati pranë Madridit

Ndryshe

Kishte dalë në shitje për 260 mijë euro, blihet fshati pranë Madridit

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 19:55
Salto de Castro

Një fshat spanjoll, 3 orë larg Madridit, që ishte nxjerrë në shitje për shumën e 260 mijë eurove, është blerë nga një person, identiteti i të cilit është zbuluar.

Sipas toledodiario.es, fshati Salto de Castro është tashmë në pronësi të ndërtuesit Óscar Torres, administrator i grupit Faos, i cili ka qëllim që ta bëjë këtë fshat një hapësirë turistike.

Ky fshat ka gjithsej 44 banesa, një bar, një kishë dhe një shkollë. Para 5 vitesh, fshati doli në shitje për 6 milionë euro, por ky çmim zbriti me 95%, deri në 260 000 euro.

Salto de Castro u krijua shumë vite më parë për shkak të ndërtimit të një hidrocentrali dhe pas mbylljes së tij, banorët nisën ta braktisnin atë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat