Një tufë delesh në Kinën veriore prej 12 ditësh janë duke ecur në formë rrethi e duke ndjekur njëra-tjetrën.
Tufa e madhe e deleve ecin njëra pas tjetrës në mënyrë rrethore pa u ndalur prej 12 ditësh.
Duke folur për sjelljen e çuditshme të kafshëve, pronarja e tyre Miao tha se në fillim ishin vetëm disa dele që ecnin në këtë mënyrë pastaj e gjithë tufa filloi të ndiqte shembullin.
A flock of Sheep in Inner Mongolia have been walking in a circle for over 10 days straight and no one knows why.
— Billy (@Billyhottakes) November 17, 2022
pic.twitter.com/Hy3GFnjRm5
Ajo madje tha se pavarësisht se ka 24 tufa delesh në fermë, vetëm delet në stanin numër 13 kanë vepruar në këtë mënyrë.
Ka dyshime se delet janë prekur nga një sëmundje bakteriale e quajtur Listerioza, e cila dihet i bën kafshët të ‘rrethohen’ në mënyrë misterioze.
Listerioza zakonisht lidhet me silazhin e prishur (ushqimin e deleve) dhe shkakton çorientim dhe inflamacion në njërën anë të trurit të një kafshe, pra rrethimin. Në raste më serioze, sëmundja mund të çojë edhe në paralizë në anën e prekur.