187 monedha iu hoqën nga barku një burri nga India.
Kjo pasi ai u ankua në dhimbje të forta.
Ai u soll nga familja në spital.
U kuptua se gjatë dy apo tre muajve të fundit burri kishte gëlltitur mbi 1.5 kilogramë monedha duke e fryrë atë dhe duke i shkaktuar të vjella të shumta, shkruan gazeta Mirro.
Mjekët e spitalit “Hangal Sri Kumareshwar” në qytetin Bagalkot, Karnataka, mbetën të shokuar kur i panë në tavolinë monedhat.
Ata i shpërndanë edhe fotografitë pas operacionit që zgjati dy orë.