Dashamirësit e djathit parmixhanin kanë mbetur të shokuar kur kanë zbuluar se si prodhohet ky lloj djathi.
Kjo pasi së fundmi është zbuluar se parmixhani nuk prodhohet njësoj si shumica e djathrave tradicionalë nga qumështi i lopës.
Në vend të kësaj, ky lloj djathi bëhet nga stomaku i një viçi ose qengji. Për të prodhuar parmixhan, qumështi kombinohet me kripën dhe mullëzën, e cila është enzima e marrë nga stomaku i kafshëve të vogla që zakonisht theren gjatë procesit.
Ky zbulim ka tronditur adhuruesit e djathit të cilët e cilësojnë si diçka të tmerrshme.
"E tmerrshme!
Uau, nuk e kisha dëgjuar kurrë këtë!
As unë kurrë nuk e dija, kjo është e neveritshme."
Megjithatë, shpresa nuk humbet për të gjithë dashamirësit e parmixhanit pasi shumë marka tani përdorin mullëz artificiale për të prodhuar këtë lloj djathi.