Për dy dekada, amerikani Joseph DeRuvo Jr., 59 vjeç, ka jetuar një jetë pothuajse tërësisht i zbathur duke shkuar pa këpucë në çdo vend.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, DeRuvi u shpreh se tanimë shputa e këmbës së tij është bërë më e fortë dhe sipërfaqja e lëkurës më e ashpër,
“Pjesa e shputës së këmbës ka qenë shumë e sheshtë, kurse tani është bërë akoma më e fortë, sepse janë zhvilluar muskujt. Kjo është një gjë. Sipërfaqja e lëkurës është bërë më e ashpër dhe i reziston motit. Unë jap mësime për Pilates dhe jam gjithmonë i vetëdijshëm për veprimet që bëj“, theksoi ai.
Pas disa viteve të kaluara si fotograf dhe mësues fotografie, ai tani është i vetëpunësuar, si instruktor Pilates, një profesion veçanërisht i përshtatshëm për të qëndruar pa këpucë.