Një incident i pazakontë është shënuar në linjën e avionit Londër - Milano.
“Aeroplani peshon shumë, dikush duhet të zbresë”, kjo është fraza që u thanë pasagjerëve teksa ishin ulur në vendet e tyre.
Bëhet fjalë për fluturimin Az227 të Ita Airways që niset nga aeroporti i qytetit të Londrës, i operuar nga German Airways dhe i drejtuar për në Milano.
“Science fiction”, komentoi gazetarja.
Duke llogaritur se pesha e tepërt arrinte në rreth 500 kilogramë, disa pasagjerëve iu kërkua të zbrisnin. Në shkëmbim? 250 euro secila.