Një grua thotë se mund të përballojë vetëm një vakt në javë pasi ajo shpenzon shumicën e parave për të ushqyer macet e saj.
Yasemn Kaptan, 46 vjeç, nga Tottenham, në veri të Londrës, ka lënë vaktet për një vit që të jetë në gjendje të sigurojë ushqim për gjashtë macet e saj. Yasemn merr pension mujor prej 400 £ për shkak të osteoporozës por ato i shpenzon për qiranë dhe faturat.
Ajo thotë se pi çaj nenexhiku për të shmangur urinë dhe ka humbur 31 kg që nga vendimi për të mos u ushqyer.
"Nuk kam para për të kursyer por nuk mund t'i lë macet pa ushqim dhe të ngordhin. Ato janë rritur me ne. I kam pasur që kur ishin foshnje të vogla. Kam paguar shumë para për t'i pasur."
Yasemn refuzon të heqë qafe macet e saj pasi nuk e di se si ajo ose partneri i saj mund të jetojnë pa to. Tani ajo po jeton vetëm me një vakt në javë për të pasur macet pranë saj.
"Partneri im është i shqetësuar për mua, por tashmë jam mësuar. Do të jem mirë, gjërat do të përmirësohen. Nuk mund të bëj asgjë, nuk do të shpëtoj nga macet e mia. I kam prej 17 vitesh, janë bebet e mia të vogla që i mbaj."
Yasemn shtoi:
"Unë ha një herë në javë. Kam vetëm çaj mente ose lëngje gjatë gjithë javës. Nëse ha duhet të jetë diçka e lehtë si kos ose perime. Unë qaj çdo dy ditë pasi jam e dëshpëruar dhe e lodhur. Disa javë nuk jam duke ngrënë fare siç duhet dhe mbijetoj vetëm me lëngje."