Hoxha tregon shenjat kur prekesh nga magjia

Ndryshe

Hoxha tregon shenjat kur prekesh nga magjia

Më: 6 prill 2023 Në ora: 18:36
Dritan Beqiri

Dritan Beqiri, hoxha i cili është është bërë shumë viral në rrjetet sociale për heqjen e magjive ka folur sot në “Shqipëria Live”.

Një ndër magjitë dhe specialitetet e tij janë magjitë me vezë. Sipas hoxhës ato janë të rrezikshme dhe duhen trajtuar me shumë kujdes.

“Leximi i rukjeve bëhet në veshin e djathtë me zë të lartë. Kjo është traditë profetike. Shërimi varet nga forma dhe ndikimi i personit nga magjia. Por shërimi fillon që pas leximit. Unë i shoh magjitë sipas simptomave që ato shfaqin.

Personat që duan të shërohen duhet të falen të 5 vaktet, të lexojnë kuranin dhe të largohen nga harami.

Edhe persona të feve të tjera vijnë dhe pranojnë që t’i ndihmoj".

Gati 46 % vijnë nga Tirana, më pas nga jugu.

Arjon Muça: Çfarë do të thotë magji me vezë?

Magjia me vezë, ka simptoma:

Shkatërrim total ekonomik, sherr në familje dhe ftohje mes pjesëtarëve të familjes.

Erjona Rusi: Magjia me e vështirë që keni hasur?

Më e rrezikshmja është kjo me vezë dhe ajo e ndarjeve, që sjell probleme sociale.

Unë se shoh dot se kush e ka bërë. Magjia bëhet për shkak të lakmisë.

Arjon Muça: Përse bëjnë magji me ushqime?

Përfitojnë nga rasti për t’i ngrënë dhe t’ua përcjellin. Para disa vitesh përdornin nuska.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat