Një gjuetar australian i gjarpërinjve i thirrur për të hequr një gjarpër nga rrota e një veture në Queensland të Australisë, u trondit kur pa përmasat e “pitonit të madh”.
Stuart McKenzie nga Sunshine Coast Snake Catchers 24/7 postoi një video në Facebook duke treguar shpëtimin e pazakontë që ai kreu kur u thirr për një “piton të madh” që u pa duke rrëshqitur në pusin e timonit të një makine në një parking.
Videoja e tregon McKenzien duke nxjerrë me kujdes gjarprin nga vendi i tij i fshehur.
“Kjo është një madhësi shumë e mirë, më e madhe se ajo që prisja”, thotë ai në video.
“Zakonisht nuk është aq e lehtë t’i nxjerrësh nga makinat, por fatmirësisht mendoj se ky “djalosh” është shumë i madh dhe nuk mund të kapërcejë vendin ku ishte pozicionuar”.
McKenzie e transportoi gjarprin në një zonë të shkretë, ku ai u vendos në një pemë.
“Jam shumë i lumtur që arrita ta nxirrja nga makina dhe jam i lumtur që njerëzit e njoftuan personin e makinës, pasi kjo do të kishte qenë një fatkeqësi absolute”, deklaroi McKenzie.