Vizitorët në një plazh në Florida të ShBA-së u surprizuan kur një ari i zi u pa duke notuar krah për krah me njerëzit.
Vizitorë të shumtë në plazhin e mbushur me njerëz në Destin kapën video kur ariu doli nga oqeani dhe notoi pranë njerëzve, para se të shkonte në breg.
“Ariu ishte shumë larg”, tha Chris Barron, i cili regjistroi pamjet e ariut. “Shumë njerëz filluan të iknin nga uji. Isha i shqetësuar se mos ishte ndonjë peshkaqen”.
Barron shtoi se ariu po notonte pranë vëllait të tij dhe djalit 12-vjeçar.
“Në këtë moment kuptova se ishte një ari dhe fillova të xhiroj. Ai vazhdoi të notonte brenda ujit. Arriti në breg, u tund dhe vrapoi në dunat e rërës. Mendoj se shumica e njerëzve u tronditën në vend që të trembeshin. Askush nuk priste të shihte një ari në Gjirin e Meksikës”.