Burri është i sëmurë në spital, ajo maskohet si mjeke për të bërë seks me të

Ndryshe

Burri është i sëmurë në spital, ajo maskohet si mjeke për të bërë seks me të

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Një bashkëshorte do të bënte gjithçka për të kënaqur burrin e saj. Është historia e një gruaje, e cila në Italinë Veriore tentoi t’i sjellë pak “kënaqësi” partnerit të saj, i shtruar në spital për probleme shëndetësore.

Zonja, e maskuar si mjeke, hyri në spital dhe u fut në dhomën e burrit, duke filluar më pas marrëdhënien seksuale më shtratin ku ishte shtruar i shoqi.

Mirëpo, nuk do ta kishte menduar kurrë të “kapej në flagrancë” nga policët e pranishëm në godinë.

Çfarë ndodhi?

Zonja, si në një film komedi italiane, kishte bërë çmos që të mos e “braktiste” bashkëshortin.

Duke marrë pallton e mjekut, ajo ishte futur në pavijonet e spitalit të një strukture në Padova, ku burri ishte shtruar pikërisht për shkak të problemeve shëndetësore.

Gruaja, me maskimin e veshjes si si mjeke, kishte arritur të hynte në dhomën e të shoqit, duke arritur gjithashtu të niste paralojën lidhur me marrëdhënien e tyre seksuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat