Fermerët krijojnë frutin e ri pjepër-limon

Ndryshe

Fermerët krijojnë frutin e ri pjepër-limon

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Fermerët japonezë kanë krijuar një frut të ri hibrid që është kombinim i një limoni me një pjepër.

Edhe pse ky kryqëzim mund të duket i çuditshëm, është shija dhe çmimi ato që e dallojnë nga limonat apo pjeprat e zakonshëm.

Fermerët në ishullin Hokkaido, në veri të arkipelagut, iu deshën pesë vjet për të zhvilluar këtë varietet hibrid. Ky proces krijoi një frut me ngjyrë të bardhë brenda që ka një shije paksa të thartë limoni por edhe një ëmbëlsi të veçantë. Vizualisht, pjepri me limon ka një lëkurë të lëmuar, si shalqi, me një nuancë të verdhë-jeshile.

Fruti doli në treg në fund të qershorit nga dega e kopshtarisë e gjigantit japonez Suntory. Prodhimi i pjeprit me limon është shumë i kufizuar, gjë që në mënyrë të pashmangshme e rrit çmimin e tij. Rreth 23.3 dollarë amerikanë kushton një kokërr pjepër-limon dhe deri tani të gjitha stoqet janë shitur në shumë dyqane japoneze.

Fermerët thonë se ky lloj fruti 'karakterizohet nga ëmbëlsia e tij e fortë me një aciditet të lehtë që e bën të duket si një limon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat