Gjarpri (pitoni) burmez më i gjatë, i dokumentuar ndonjëherë në shtetin e Floridës, është kapur në perëndim të Miami. Ky proces u menaxhua nga 22-vjeçari Jake Waleri, i cili me ndihmën e një miku të tij dhe rreptësisht me duar të zhveshura, e kapi ‘përbindëshin” helmues nga qafa derisa iu nënshtrua.
Zvarraniku, gati 6 metra i gjatë dhe me peshë 57 kilogramë, aktualisht ndodhet në konservimin e Floridës Jugperëndimore, ku po ekzaminohet nga shkencëtarët. Sipas ekspertëve, pitoni ndoshta ka hedhur tashmë rreth 100 vezë.
Këta gjarpërinj janë endemikë në Azinë Juglindore dhe konsiderohen si një specie pushtuese në Florida.
Pitoni burmez, i sjellë nga Azia Juglindore në fund të shekullit të kaluar, ka gjetur një ekosistem të përsosur për t’u riprodhuar në Everglades, një ligatinë e madhe subtropikale në jug të gadishullit.
Ky gjarpër shtrëngues nuk ka grabitqarë natyrorë dhe ushqehet me zvarranikë të tjerë, zogj e gjitarë të tillë si rakunët.