Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtete e Bashkuara të Amerikës, ku një 39-vjeçare kishte derdhur zbardhues në kafen e burrit të saj prej muajsh, i cili ishte pjesëtar i Forcave Ajrore Amerikane.
Mediat e huaja shkruajnë se Melody Johnson është vënë në prangat e policisë, pasi burri i saj më parë i kishte ofruar autoriteteve pamjet video të saj duke hedhur zbardhues në aparatin e kafesë.
Bashkëshorti, i cili është në proces divorci, por jeton me gruan dhe fëmijën e tyre në të njëjtën shtëpi, ka vërejtur në fund të marsit, ndërsa ishte në Gjermani se kafeja e tij kishte një shije të çuditshme. Ai vazhdoi të pinte kafen e tij, por në të njëjtën kohë iu nënshtrua një testi kimik të ujit të rubinetit, rezultati i të cilit u kthye normal.
Por kur ai testoi ujin në aparatin e tij të kafesë, ai tregoi “nivele të larta zbardhues”, sipas dokumenteve të gjykatës.
Kur ata u vendosën në një banesë të përhershme, burri vendosi kamera, të cilat dukeshin si alarme zjarri, në dhomën e lavanderi, ku mbahej zbardhuesi, sipër aparatit të kafesë dhe një të tretën midis dy hapësirave.
Më në fund ai shkoi në polici me videot e reja që tregonin 39-vjeçaren “duke marrë zbardhues, duke e futur në një enë dhe duke shkuar për ta derdhur në aparatin e kafesë”.
Burri i tha policisë se ai besonte se gruaja e tij e larguar donte ta vriste për të mbledhur përfitimet e vejushës.