I mbyste dhe i varroste në gropën e hapur në kuzhinën e shtëpisë, arrestohet vrasësi i 10 personave në Ruanda

Ndryshe

I mbyste dhe i varroste në gropën e hapur në kuzhinën e shtëpisë, arrestohet vrasësi i 10 personave në Ruanda

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Vrasësi serial 34-vjeçar, i cili dyshohet se ka vrarë më shumë se 10 persona dhe i ka varrosur ata në një kuzhinë është arrestuar nga policia e Ruandës. Autoritetet policore të Ruandës zbuluan krimet pasi autori u dëbua nga banesa e tij me qira në Kicukiro, në periferi të kryeqytetit, Kigali.

Pronarët thirrën policinë pasi 34-vjeçari nuk kishte paguar qiranë e banesës për muaj të tërë. Një zyrtar policie tha për gazetën e Ruandës “The New Times” se autori i krimeve makabre kishte bërë debat me autoritetet gjatë kohës kur oficerët kishin shkuar për ta dëbuar nga banesa.

“Ai kërkoi falje dhe qau shumë, gjë që ngriti dyshimet tona. Në polici, ai rrëfeu se kishte vrarë disa njerëz, gjë që e shtyu Byronë e Hetimit të Ruandës të hetonte,” tha zyrtari.

Një numër trupash janë gjetur, por numri i saktë do të përcaktohet pas hetimeve mjeko-ligjore.

“Ai operoi duke joshur viktimat e tij, kryesisht prostituta, në shtëpinë e tij, ku do t’u vidhte telefonat dhe sendet e tyre dhe më pas i mbyste deri në vdekje dhe i varroste në një gropë të hapur në kuzhinën e shtëpisë së tij me qira”, tha zëdhënësi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Thierry Murangira.

34-vjeçari ishte arrestuar në muajin Korrik për grabitjen, përdhunimin dhe kërcënimin e disa grave, por u lirua pasi nuk kishte prova të mjaftueshme. Pasi lajmi u bë publik, ruandezët kanë shprehur tronditjen e tyre në mediat sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat