Mjekët në Perunë verilindore i shpëtuan jetën një dyvjeçari, i cili kishte gëlltitur tetë gjilpëra injeksioni teksa luante.
“Ishim në sallën e operacionit dhe hapëm barkun e tij që gjetëm ato copa metalike, (dhe kuptuam) se ato ishin vërtet gjilpëra,” tha Dr. Efrain Salazar.
Mediat lokale raportuan se gjilpërat u përdorën për të vaksinuar kafshët e fermës ku punon nëna e djalit.
“Ndoshta i ka gëlltitur kur ka qenë aty duke luajtur”, tha nëna e djalit, citon reuters.
Jeta e djalit nuk ishte në rrezik pas operacionit, shtuan mediat lokale.