Një çift u divorcua vetëm tre minuta pasi u shpallën burrë e grua pasi dhëndri u tall me nusen teksa po largoheshin nga ceremonia e martesës.
Pas përfundimit të procedurave ligjore, çifti po dilte nga gjykata kur nusja u pengua dhe u rrëzua.
Në këtë moment dhëndri e quajti atë budallaqe sepse u rrëzua. Gruaja u zemërua jashtëzakonisht shumë dhe i kërkoi gjykatësit t’i jepte fund martesës së tyre menjëherë.
Gjykatësi ra dakord dhe e anuloi martesën tre minuta pas zyrtarizimit të procedurave.
Çifti, i cili jeton në Kuvajt, as nuk u largua nga gjykata si burrë e grua.
Historia e tyre u shpërnda gjerësisht në internet dhe shumë njerëz besojnë se ajo bëri gjënë e duhur para se të ishte vonë.