Dorothy Hoffner, 104-vjeçarja nga Çikago, e cila u hodh me parashutë një javë më parë ndërroi jetë të hënën, njoftuan mediat lokale.
Një javë më parë, Hoffner u hodh me parashutë nga një lartësi prej 4 mijë metrash pikërisht për të festuar ditëlindjen e saj.
Hoffner besohet se vendosi një rekord të ri botëror për parashutistin më të vjetër në botë.
Rekordi Botëror Guinness ende nuk e ka përfunduar procesin e certifikimit të tij.
Rekordi aktual u vendos në maj 2022 nga 103-vjeçarja Linnéa Ingegärd Larsson nga Suedia.