Dorothy Hoffner, një grua 104-vjeçare nga Chicago në SHBA, tragjikisht ka vdekur pasi kreu një hedhje impresionuese me parashutë me të cilën theu rekordin e njeriut më të moshuar që e bën këtë.
Dorothy ishte fillimisht shumë e lumtur për hedhjen e saj historike në fillim të muaijt në Chicago.
Ajo bashkë me instruktorët morën avionin në veri të Illinois, duke u ngritur në rreth 5000 metra lartësi.
E moshuara e lidhur mirë me instruktorin e saj, u hodhën bashkë jashtë avionit për të shijuar disa sekonda rënieje të lirë, deri në hapjen e parashutës.
Ata kaluan një total prej shtatë minutash në ajër para se të binin butë në tokë në parkun e parasutistëve Skydive Chicago, ku shtatëdhjetë vjeçarja shprehej e lumtur se “mosha është vetëm një numër”.
Dorothy tha për rrjetin Chicago Sun-Times: “Ç’rëndësi ka mosha për këtë që po bëj? Unë jam 104 vjeç me moshë, e çfarë pastaj?”
Një zëdhënës i rekordeve botërore Guinness tha se po interesoheshin për të verifikuar nëse tentativa e Dorothy plotësonte kriteret.
Rekodi i mëparshëm i një hedhjeje të tille mbahej nga 103-vjeçarja Linnéa Ingegärd Larsson nga Suedia, që kreu hedhjen në maj të vitit të shkuar.
Por për fat të keq Dorothy nuk do të jetë më për të parë nëse ka fituar rekordin, pasi u gjet e vdekur në dhomën e saj në shtëpinë e të moshuarve Brookdale Lake View disa ditë pas hedhjes.
Joe Conant një mik i Dorothy, tha se 104-vjeçarja kishte vdekur në gjumë më 8 tetor, teksa homazhe të shumta i bëheshin gruas së guximshme.
Ai tha për rrjetin AP News: “Ajo ishte e pandalshme. Nuk ishte si të tjerët që bënte gjumin e pasdites dhe ishte gjithmonë aktive”.
Ndërsa grupi i parashutistëve Skydive Chicago tha në një deklaratë: “Jemi shumë të trishtuar për ndarjen nga jeta të Dorothy por jemi të nderuar që ishim pjesë e arritjes së rekordit të saj të hedhjes me parashutë”.
“Parashutizmi është një aktivitet nga i cili shumë tremben, por Dorothy na kujtoi se nuk është asnjëherë tepër vonë për të zbuluar emocionet”.
Dorothy mbushte 105 vjeç në dhjetor, kur thoshte se dëshironte të ngrihej në një xhiro me ballon me ajër të nxehtë.