Cassidy Kraus, ish-mësuese 24-vjeçare në IKM-Manning School District në Iowa, SHBA, është akuzuar për abuzim seksual dhe për ndarjen e materialeve të turpshme me të miturit. Ajo dyshohet se ka pasur marrëdhënie seksuale me tre djem, të moshave 13-14 vjeç.
Kanali lokal i lajmeve KCCI raporton se Kraus nuk punon më në shkollën ku thuhet se janë kryer shkeljet. Ajo ka dhënë dorëheqjen në gusht, por pas një hetimi të ndërmarrë nga Zyra e Sherifit të Qarkut në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Manning, u zbuluan akuza të tjera.
Akuza përfshijnë dy raste të akteve të turpshme me një fëmijë, shpërndarjen e fotove të papërshtatshme të natyrës seksuale dhe abuzimin seksual të shkallës së tretë.
Des Moines Register raporton se Kraus tashmë është liruar me një garanci prej 10,000 dollarë dhe pritet të paraqitet në gjykatë më 26 tetor.