Një kometë gjigante që po i afrohet Tokës do të jetë e dukshme në vitin 2024 kur t’i afrohet më shumë Diellit. Gjatë rrugës, kometa ka bërë dy shpërthime në katër muaj, sipas Asociacionit britanik të Astronomisë.
Kometa me emrin “12P/Pons-Brooks” bëri dy shpërthime gazi dhe pluhuri gjatë udhëtimit rreth Tokës. Astronomët thonë se kometa tani duket si një djall me brirë.
Shpërthimet nuk janë të zakonshme në kometa; fenomeni ndodh vetëm 3-4% të kohës.
Në rastin e “12P/Pons-Brooks”, bërthama e kometës krijoi një hije përreth gazit dhe pluhurit nga shpërthimi. Pluhuri më pas krijoi formën e djallit me brirë.
Kometa do të kalojë më së afërmi Diellit më 21 prill dhe më afër Tokës më 2 qershor.