Një aeroplan mallrash që u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar John F. Kennedy i Nju Jorkut, u desh të kthehej menjëherë pas ngritjes në ajër kur një kalë u lirua në bord.
Një regjistrim i komunikimit të kontrollit të trafikut ajror tregon pilotët e avionit islandez të Air Atlanta duke u shpjeguar kontrollorëve të JFK-së se ata duhej të ktheheshin në aeroport sepse një kalë ishte liruar brenda në avion.
“Kali arriti të shpëtojë nga stalla e tij. Ne nuk e kemi problem të fluturojmë, por duhet të kthehemi në Nju Jork; ne nuk mund ta kthejmë kalin në vendin e siguruar në bord”, thotë një pilot në regjistrim.
Një veteriner u soll për të kontrolluar kalin pasi avioni ishte kthyer në tokë.
Fluturimi për në Liege të Belgjikës u nis përsëri më vonë gjatë ditës.