Foshnja e parë në 30 vjet u lind në një fshat të Apenineve, raportoi të martën 'Qn-il Resto del Carlino'.
Një djalë u lind në Tizzola, në Apeninet mbi Reggio Emilia, më 6 nëntor duke e rritur popullsinë e fshatit në 26, njoftoi e përditshmja lokale italiane.
Prindërit e djalit, të cilët u transferuan në Tizzola nga Reggio rreth shtatë vjet më parë, thanë se ishin "të gëzuar" për lindjen e fëmijës.
“Pas lindjes së tij, ne nuk do të largohemi kurrë nga këtu”, tha nëna për gazetën.