Një grua nga Zelanda e Re mori një telefonatë nga policia pasi ajo u pa duke vozitur me një tufë flokësh të varur nga bagazhi i makinës së saj, që rezultoi se ishte një kokë manekini kukulle.
Sophie Milne, 26-vjeçare nga Christchurch, tha se nuk e kishte kuptuar që flokët i rrinin jashtë nga bagazhi për rreth një javë, derisa u thirr nga policia.
Organet e rendit i thanë Milnes se kishin marrë telefonata të shumta nga qytetarë të cilët ishin të shqetësuar për një person të mundshëm të bllokuar në bagazhin e saj.
Flokët rezultuan se i përkisnin “Cher”, një kokë manekini që Milne kishte përdorur për trajnime parukerie. Ajo tha se flokët duhet të ishin kapur në hapjen e bagazhit për të paktën një javë, pasi ajo ishte hera e fundit që kishte hapur pjesën e pasme të automjetit.
“Në përgjithësi, mund të themi se gjithmonë preferojmë që njerëzit të thërrasin policinë nëse kanë ndonjë shqetësim për sjellje të dyshimta ose shqetësime për sigurinë e dikujt, kështu që ne mund të bëjmë hetime”, tha një zëdhënës i policisë për Stuff.co.nz. “Ne do të preferonim të rezultojë të jetë asgjë sesa të mos njoftohemi për diçka që kërkon vëmendjen e policisë”.