Një burrë i veshur si Babadimri i Krishtlindjeve vdiq kur rrëshqiti nga kati i 24-të i një ndërtese në qytetin Chelyabinsk, në Rusinë perëndimore.
Pamjet tronditëse të publikuara në internet, tregojnë burrin (profesionist në ngjitje) i cili tentoi të zbriste nga ndërtesa me litarë, për të përshëndetur fëmijët poshtë.
Mirëpo, gjithçka shkoi keq, pasi në momentin kur po tentonte të zbriste poshtë, ai humbi kontrollin e tij dhe ra për vdekje nga një lartësi prej 73 metrave.
‘Babadimri’ ishte profesionist në ngjitje, por sipas raportimeve ai ngatërroi litarët e tij të sigurisë duke rezultuar në rënie të tmerrshme.
Trupi i kishte rënë në një strukturë të mbuluar me borë, një kat mbi nivelin e tokës. /