Në stadiumin e Barcelonës momentalisht po ndodh diçka e pazakontë.
Vetë Barcelona e ka postuar një video në rrjetet sociale, ku në të shihet se stadiumi “Camp Nou” është “pushtuar” nga një tigër.
Barcelona po përgatitet për prezantimin e sulmuesit Vitor Roque, i cili njihet ndryshe me nofkën “Tigri”.
Roque ka arritur në Barcelonë dhe tanimë ai mund të konsiderohet lojtari më i ri i klubit.
Videon e tigrit në “Camp Nou” e gjeni më poshtë.