Zbulim arkeologjik domethënës për pakicat sameze në Norvegji!

Ndryshe

Zbulim arkeologjik domethënës për pakicat sameze në Norvegji!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 13 korrik 2024 Në ora: 21:13
Ilustrim

Gjetjet më interesante të arkeologëve:

Gjurmë të vendbanimeve Same në epokën e vikingëve! 

(Ky rast u publikua për herë të parë në Forskning.no).

Nga norvegjishtja; H.R

Ka qenë e vështirë të vërtetohet se,  ka pasur Samez në Trøndelag në fillim të epokës së vikingëve përpara se arkeologu, Harald Bugge Midthjell dhe kolegët e tij bënë e bën këtë zbulim.

Kur arkeologu Harald Bugge Midthjell dëgjoi se liqeni artificial Nesjøen në Tydal do të thahej nga uji, plani i tij ishte i gatshëm.

Ai kishte një dëshirë për të gjetur relike kulturore Sameze.

- Kur Nesjøen u plotësua në vitet '70, nuk u kryen asnjëherë studime të veçanta arkeologjike atje, edhe pse ishte një mundësi e shkëlqyer për të hulumtuar në shtratin e detit. 

Në të kaluarën, ka qenë e vështirë të vërtetohej se kishte një popullsi Sami në Trøndelag në fillim të epokës së vikingëve….)

Vatrat mund të datojnë që nga epoka e vikingëve dhe shekulli i VII. Është një periudhë kur nuk dihet fare se ka pasur ndonjë vendbanim të veçantë Samez në Trøndelag. Në fakt është mjaft i madh, kjo do thotë shumë për të kuptuar epokën e hekurit dhe epokën e vikingëve në Norvegji.

 

Për shumicën e njerëzve, vatra r zbulimit ndoshta do të duket e zakonshme, por për arkeologët kjo ishte një shenjë e qartë e pranisë Sameze.

- Vatrat e Samezëve në të shpeshtën e rasteve ndërtohen në një mënyrë të veçantë, të cilat mund t'i dallojsh  nga vendbanimet tradicionale të një madhësie të caktuar, dhe të ndërtuara me gurë përreth, gjë që e bën të qartë se ato janë vendbanime, jo thjesht një zjarr kafeje apo vend kampingu. Ky zbulim mund të na bëjë të shikojmë historinë e Vikingëve në një mënyrë pak më ndryshe se më parë. Shoqëria e vjetër e epokës së vikingëve ishte ndoshta më e larmishme nga sa kishim menduar. Ndjehet si gjëja më e rëndësishme që kam kontribuar në karrierën time deri tani. Unë kam gjetur flori, anije vikinge dhe të tilla në të kaluarën, por copat e vogla të qymyrit nga vatrat janë më të rëndësishme se të gjitha këto.

-Gjetjet në fjalë e bëjnë  të qartë se Samezët kanë një vend në historinë norvegjeze, kjo ka shumë për të thënë, sidomos për popullatën Sameze,  të cilët tani kanë një mundësi shumë më të madhe për të argumentuar të drejtën e tyre historike dhe vendin e tyre në Norvegjinë qendrore.

Puna nuk ka mbaruar për arkeologun, Midthjellin, ai shpreson se mund të gjejë edhe më shumë relikte të cilat kontribuojnë  të kuptuarit tonë për historinë e  Samezëve.

- Ky është vetëm fillimi, po përpiqem të bëj më shumë në zona të hartuara dhe të nxjerr më shumë të dhëna me karbon, në mënyrë që të zgjerojmë pamjen që kemi.

Me gjetjet e reja, ne mund të shohin lidhjet midis gjetjeve më të vjetra dhe ndoshta të mësojnë më shumë se ku kanë jetuar Samezët!

- Kush e di ku do të përfundojmë, sepse është gërvishtur vetëm sipërfaqja e vend zbulimit!

(Vilde Aardahl Aas, 13 korrik 2024 19:52)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat