Menduan se gjermani ishte zhdukur, 90-vjeçari lajmërohet me zile nga kisha

Ndryshe

Menduan se gjermani ishte zhdukur, 90-vjeçari lajmërohet me zile nga kisha

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Një nëntëdhjetëvjeçar, i cili ishte mbyllur në një kishë në qytetin qendror të Gjermanisë Apolda, arriti të thërrasë për ndihmë duke u rënë kambanave të kishës, njoftoi sot policia.

Më herët u raportua i zhdukur një burrë i cili nuk u kthye në shtëpinë e të moshuarve dhe policia nuk mundi ta gjente.

Zilja në një orë të pazakontë, tre orë e 15 minuta pas mesnate, intrigoi policin në detyrë në stacionin lokal, i cili dërgoi kolegët e tij për të hetuar se çfarë bëhej fjalë.

Kur mbërritën, dëgjuan një burrë 90-vjeçar që thërriste nga kisha dhe policia thirri priftin, i cili hapi derën. 90-vjeçari u tha policëve se pasi u mbyll, ai kaloi orë të tëra duke kërkuar në kishë për sistemin e kontrollit të ziles.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat