Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi.
Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23 vjecares Ksenia Vodyanitskaya, nga apartamenti i saj i lartë në Shën Petersburg në Rusi, ku jetonte me bashkëshortin e ri.
Ngjarja në dukje aksidentale ndodhi disa orë pasi e reja kishte postuar në rrjet disa foto të lumtura të dasmës me bashkëshortin 24 vjeçar Kirill.Çifti ishin kthyer në shtëpi pas një feste në restorant në qendër të qytetit, kur ndodhi tragjedia.
Kirill i shtangur, kishte thirrur shërbimet e emergjencës dhe nxitoi poshtë te gruaja e tij e re që kishte vdekur në vend.
Policia shihej që e merrte në pyetje në vendngjarje, për rolin e mundshëm të tij në vdekjen e vajzës. Ata po e trajtojnë ngjarjen si aksident edhe pse hetimet vazhdojnë.
Ksenia sapo ishte diplomuar nga universiteti i Shën Petersburg për mjekësi veterinare.
Në dasmën e tyre modeste merrnin pjesë vetëm miq të ngushtë dhe të afërm. Nusja mbante një fustan të shkurtër të bardhë ndërsa dhëndri këmishë të bardhë dhe pantallona ngjyrë bezhë.
Mediat ruse shkruanin për marrëdhënien e tyre: “Miqtë thanë se çifti kishin kaluar të lumtur në dasmën e tyre. Dëshmitë nga të afërmit thonin se nuk kishte probleme në marrëdhënien e çiftit. I riu dukej se e donte shumë gruan e tij dhe askujt nuk i shkonte ne mendje se mund ta lëndonte”.
Autoritetet thanë se hetimet vijojnë, shkruan The Sun.