Një qen përfundoi me peshë shumë të madhe saqë mezi lëvizte dhe për këtë, pronarja e tij është burgosur për dy muaj.
Qeni Nuggi u gjet në shtëpinë e tij në Auckland të Zelandës së Re, pasi një urdhër-kërkimi u dha nga policia.
Ai ishte aq i shëndoshë saqë iu desh të ndalonte tre herë pasi kishte ecur vetëm 10 metra, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.
Nuggi u kujdes nga veterinerët kur ai u nxor nga shtëpia, por vdiq dy muaj më vonë si rezultat i komplikimeve shëndetësore. Nuggi peshonte 53.7 kilogramë dhe ishte “aq i trashë sa nuk ishte e mundur të dëgjohej zemra e tij me stetoskop” për shkak të yndyrës.
Pronarja e tij u deklarua fajtor dhe ajo u urdhërua të paguante dëmshpërblime prej 514 funte dhe u skualifikua nga mbajtja e qenve për 12 muaj.