Një fenomen i rrallë po ndodh në bregdetin kroat i njohur si “mucillagini”

Ndryshe

Një fenomen i rrallë po ndodh në bregdetin kroat i njohur si “mucillagini”

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Plazhet e Istrias po përballen me një lulëzim intensiv të detit, një fenomen që ka mbuluar bregdetin nga Rovinj në Pula ditët e fundit.

Sipas Daniela Mariq Pfannkuchen nga Qendra për Kërkimin e Detit në Rovinj, është një proces natyror që nuk është pasojë e ndotjes, por më tepër një prani e shtuar e llumit dhe papastërtisë së detit në sipërfaqe.

“Në dy ditët e fundit, lulëzimi intensiv i detit përgjatë brigjeve kroate dhe italiane ka arritur në Pula”, tha Mariq Pfannkuchen.

“Ky lulëzim, i cili më parë ishte i kufizuar në pjesën veriore të Adriatikut, tani është i pranishëm edhe në Kvarner. Fenomeni vazhdon për shkak të motit të qëndrueshëm dhe mungesës së erërave të forta që mund të lëvizin akumulimet.”Fenomeni i njohur si “mucillagini” karakterizohet nga formimi i grumbujve rrëshqitës që shkaktohen nga një numër i shtuar fitoplanktonesh. Këto grumbullime shpesh shkaktojnë shqetësim për peshkatarët vendas, të cilët raportojnë peshkim të vështirë për shkak të bllokimit të rrjetave.

“Fenomeni i lulëzimit të detit nuk është i pazakontë, por intensiteti aktual nuk është regjistruar në njëzet vitet e fundit”, shton Mariq Pfannkuchen.

“Niveli i kripës në det, i cili ishte në një rekord të ulët këtë pranverë, së bashku me rritjen e shpejtë të temperaturës së detit dhe sasitë e mëdha të kripërave ushqyese të sjella nga reshjet, krijuan kushte ideale për zhvillimin e fitoplanktonit.

Krahas Adriatikut, dukuri të ngjashme janë vërejtur edhe në pjesë të tjera të Detit Mesdhe, si dhe në Detin Marmara në Turqi gjatë pranverës dhe verës së 2021 dhe 2022.

Mariq Pfannkuchen thekson se grumbullimet e llumit janë rezultat i veprimit të fitoplanktonit, i cili në kushte të caktuara prodhon sasi të mëdha të lëndës organike. Ndonëse shkaktojnë një ndjesi të pakëndshme në lëkurë dhe erë gjatë dekompozimit, fenomeni zakonisht lëviz për shkak të erërave dhe rrymave, duke mundësuar përzgjedhjen e plazheve pa praninë e llumit për not, shkruan Jutarnji list.

“Fenomeni i lulëzimit të detit do të jetë i pranishëm deri në ndryshimin e kushteve të motit, por nuk ka nevojë për panik. Ne rekomandojmë që plazhet të zgjidhen me kujdes në përputhje me kushtet aktuale për të shmangur shqetësimet”, përfundon Mariq Pfannkuchen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat