“Kisha nevojë për gjumë”, gruaja lë burrin dhe fëmijët për të shkuar vetë në pushime

Ndryshe

“Kisha nevojë për gjumë”, gruaja lë burrin dhe fëmijët për të shkuar vetë në pushime

Më: 9 gusht 2024 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Një grua me emrin Ivana Poku, la burrin me tre fëmijët e saj në shtëpi për të udhëtuar vetëm në një pushim.

40-vjeçarja nga Skocia, udhëtoi drejt Çekisë ku kaloi një javë me miqtë e saj duke shijuar mbrëmjet jashtë.

Edhe pse u gjykua nga rrethi, nëna e cila ka binjakë tetëvjeçar dhe një fëmijë të vogël, nuk u ndje fajtore për të shkuar vetëm në pushime.

Ajo tha se kishte nevojë për gjumë. Pavarësisht se ishte “e vështirë” të linte familjen e saj pas, Ivana thotë se shtatë netët e saj vetë në Pragë kanë qenë “të mahnitshme”.

Në fakt, ajo beson se më shumë prindër duhet të konsiderojnë udhëtimet vetëm.

“Vendimin e mora bashkë me burrin tim që unë të shkoja vetëm, dhe duke qenë se kam shumë miq atje, vendosa të shkojë dhe të qëndroj disa ditë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat