Një grua me emrin Ivana Poku, la burrin me tre fëmijët e saj në shtëpi për të udhëtuar vetëm në një pushim.
40-vjeçarja nga Skocia, udhëtoi drejt Çekisë ku kaloi një javë me miqtë e saj duke shijuar mbrëmjet jashtë.
Edhe pse u gjykua nga rrethi, nëna e cila ka binjakë tetëvjeçar dhe një fëmijë të vogël, nuk u ndje fajtore për të shkuar vetëm në pushime.
Ajo tha se kishte nevojë për gjumë. Pavarësisht se ishte “e vështirë” të linte familjen e saj pas, Ivana thotë se shtatë netët e saj vetë në Pragë kanë qenë “të mahnitshme”.
Në fakt, ajo beson se më shumë prindër duhet të konsiderojnë udhëtimet vetëm.
“Vendimin e mora bashkë me burrin tim që unë të shkoja vetëm, dhe duke qenë se kam shumë miq atje, vendosa të shkojë dhe të qëndroj disa ditë”, tha ajo.