Del videoja e grabitjes spektakolare/ Hedhin në erë bankomatin, marrin paratë dhe përshëndesin edhe…

Ndryshe

Del videoja e grabitjes spektakolare/ Hedhin në erë bankomatin, marrin paratë dhe përshëndesin edhe…

Më: 14 gusht 2024 Në ora: 20:35
Pamje nga video

Tre persona kanë hedhur në erë një bankomat në filialin e Bnl në Trani, në via Aldo Moro, duke realizuar edhe grabitjen e parave që ndodheshin në të.

Dy persona të maskuar dolën nga makina, një Seat Cupra e errët dhe vendosën eksplozivin në bankomat, kanë arritur të rikuperojnë paratë, dhe më pas janë arratisur me makinën me motor të madh, ku i priste bashkëpunëtori i tyre.

Grabitja ka përfunduar në pak sekonda, por ka pasur edhe kohë që hajdutët të përshëndesin qytetarët që shikonin nga ballkonet atë që po ndodhte.

Karabinierët nga komanda provinciale mbërritën menjëherë në vendngjarje për të hetuar çështjen: do të jetë thelbësore të rikuperohen pamjet e vëzhgimit me video të zonës, për t’i identifikuar ata që njihen si “banda e ATM-ve”.

Nuk mund të përjashtohet që i njëjti grup, natën e 9 gushtit, të ketë goditur në Bnl në Altamura, në provincën e Barit, por në atë rast sulmi i kryer me të njëjtën teknikë ka dështuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat