Kapela e veshur nga aktori, Harrison Ford në pjesën e dytë të ekskluzivitetit të filmit ‘Indiana Jones’ është shitur për 630 mijë dollarë në ankand.
Fedora me ngjyrë kafe e krijuar posaçërisht për filmin ‘Temple of Doom’, arriti të enjten në Los Angeles, shkruan BBC.
Artikuj të tjerë të kujtimeve të filmit u shitën në të njëjtën kohë.
Aty përfshihet rekuizita nga prodhimet e ‘Star Wars’, ‘Harry Potter’ dhe ‘James Bond’.