Tre vendet ku nuk duhet të lini kurrë bakshish, konsiderohet mungesë respekti

Ndryshe

Tre vendet ku nuk duhet të lini kurrë bakshish, konsiderohet mungesë respekti

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 23:05
Foto ilustrim

Kushdo që ka punuar në një lokal apo restorant e di se sa i rëndësishëm është një bakshish për çdo punonjës.

Sidomos kur flasim për ata që punojnë gjatë muajve të verës.

Koncepti i bakshishit është në ADN-në tonë, ku shumicandjejnë nevojën për të shpërblyer një shërbim të mirë të ofruar nga dikush.

Por ky nuk është rasti në të gjithë botën.

Ka vende në të cilat nëse dikush guxon të japë një bakshish, mund të keqkuptohet dhe të shkaktojë telashe.

Një vend i tillë është Japonia, ku askush nuk lë bakshishe në bare apo restorante.

Në fakt, banorët tradicionalë priren ta konsiderojnë atë një gjest përbuzjeje dhe jo respekti.

Kjo është për shkak të një perceptimi shumë të veçantë të punës.

Me përjashtim të vendeve shumë specifike si bujtina, praktikisht asnjë biznes nuk pret që klienti të bëjë pagesa shtesë.

Kjo filozofi e jetës gjendet në disa pjesë të Azisë.

Një shtet tjetër ku bakshishi është pothuajse tabu është Kina.

Për shumë vendas, bakshishi shihet si një akt superioriteti nga ana e personit që jep paratë, gjë që e vendos personin që i merr ato në një klasë më të ulët.

Diçka e ngjashme ndodh edhe në Danimarkë.

Ky vend në përgjithësi ka paga mjaft të larta në sektorin e turizmit, kështu që punëtorët nuk duhet të varen nga bujaria e klientit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat