Makinat më luksoze në botë mbledhen në Itali, ja shqiptari me makinën unike atje

Ndryshe

Makinat më luksoze në botë mbledhen në Itali, ja shqiptari me makinën unike atje

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 16:42
Sado Maksuti

Quhet SOC dhe nënkupton pronarët e makinave më të shtrenjta në mbarë botën. Ky edicion i 10-të i eventit është mbajtur në Puglia të Italisë, ku makinat më luksoze vijnë nga e gjithë bota dhe konkurrojnë për bukurinë dhe çmimet e tyre.

Makinat janë unike, të porositura nga njerëz të pasionuar pas tyre dhe janë prodhim i limituar.

Ne mësojmë se aty, me makinën e tij të porositur enkas për këtë event, ka qenë edhe personazhi i njohur shqiptar Sado Maksuti, si i vetmi shqiptar që i është bashkuar kësaj ngjarjeje me makinën e tij luksoze, të quajtur Area S1.

SOC Weekend Italy, siç quhet edhe ky lloj panairi, ka nisur të mbahet nga data 12 deri më 15 shtator në Puglian antike të Italisë, ku dashamirës të shumtë shkojnë për të takuar pronarët dhe për të parë nga afër makinat më unike në botë.

Image
Vetura

 

Edhe faqja e njohur e huaj Supercar Owners Circle ka postuar disa foto dhe video nga ky spektakël makinash, ku ka rënë në sy edhe makina e Sados.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat