​Zgjidhet misteri i zhurmave të çuditshme në oqean

Ndryshe

​Zgjidhet misteri i zhurmave të çuditshme në oqean

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 21:15
Ilustrim

Zhurmat e çuditshme të zbuluara rreth hendekut më të thellë të oqeanit në Tokë janë identifikuar më në fund.

Këta tinguj të çuditshëm të përshkruar si "biotwang", të zbuluar për herë të parë në vitin 2014 gjatë një studimi akustik të Hendekut Mariana, duket se janë prodhuar nga balena Bryde, sipas një studimi të ri në revistën Frontiers in Marine Science.

“Biotwang” përshkruhen nga studiuesit si ulërima me tinguj mekanikë që ngjajnë me ato të anijeve kozmike në filmat “Star Trek”, të shoqëruara me tinguj më të thellë.

Ato u vëzhguan për herë të parë gjatë një sondazhi të Universitetit Shtetëror të Oregonit rreth Hendekut Mariana dhe qe atëherë janë dëgjuar në mënyrë sporadike rreth Paqësorit.

"Në vitin 2014, një zhurmë e re u zbulua në regjistrimet akustike autonome nga arkipelagu Mariana dhe u caktua një "biotwang". Supozohej se ishte prodhuar nga një balenë, por pa verifikim vizual ishte e pamundur të caktohej një specie”, shkruajnë studiuesit.

Në vitin 2018, studiuesit konfirmuan se “biotwang” prodhohej nga balenat Bryde pasi vëzhguan një numër të madh të kafshëve detare.

Balenat Bryde janë me madhësi mesatare midis 40 dhe 55 metra dhe jetojnë kryesisht në ujërat e ngrohta, tropikale dhe subtropikale. Ato priren të jenë më të vetmuara ose gjenden në grupe të vogla, me disa popullata që migrojnë dhe të tjerët kryesisht qëndrojnë në të njëjtën zonë.

Studiuesit thonë se kanë përdorur inteligjencën artificiale për të renditur më shumë se 200 mijë orë regjistrime të zhurmës së kaluar nga oqeanet për të gjurmuar lëvizjet e kësaj specie dhe se ato u dëgjuan kryesisht në Paqësorin Veriperëndimor.

Për më tepër, ata zbuluan se tingujt dukej se po rriteshin gjatë 2016, kur po ndodhte El Nino, duke sugjeruar se më shumë balena Bryde ishin drejtuar në zonë gjatë asaj periudhe.

"Duke përdorur këto të dhëna, ne mund të nxjerrim informacione mbi praninë sezonale të balenave Bryde në vendet e regjistrimit që sugjerojnë modele migrimi dhe të dokumentojmë dallimet në praninë e balenave Bryde në vendet e regjistrimit që tregojnë modele komplekse migrimi”, shkruajnë studiuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat