Taulant Muka renditet mes 1% të shkencëtarëve me më shumë ndikim në botë

Ndryshe

Taulant Muka renditet mes 1% të shkencëtarëve me më shumë ndikim në botë

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 22:54
Taulant Muka

Studiuesi Taulant Muka renditet në top listën botërore nga Elseiver dhe Universiteti i Stanfordit. Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, studiuesi Taulant Muka foli për projektet e tij dhe studimet e fundit që kanë marrë më shumë vëmendje.

“Flasim për një renditje vjetore që prodhohet nga universiteti i Stanfordit, dhe merr në shqyrtim të gjithë aktivitetin shkencor. Edhe në shkencë kur flasim për publikime dhe studime është me rëndësi jo vetëm sa lexohen, por edhe sa citohen nga kolegët. Edhe për mua bëhet fjalë për të gjithë aktivitetin tim shkencor ndër vite. Dhe në momentin që flasim kam mbi 180 publikime shkencore që është falë të gjithë bashkëpunimeve që kam pasur me kolegë edhe në Holandë, por është edhe kontributi i shumë studiuesve. Së fundmi unë punoj kryesisht në dy linja”, tha ai.

Gjithashtu tregoi se ka punuar shumë edhe në fushën e ndryshimeve gjinore dhe një studim i fundit i tij ka të bëjë edhe me një model me menopauzën.

Ai shpjegoi se është një studim që i vjen në ndihmë grave dhe vajzave.

“Modelit i kemi vendosur emrin e mbretëreshës ilire, “Teuta”. Në këtë studim kemi ndërtuar një model kalkulator që tregon rrezikun e menopauzës tek gratë. Në këtë model gratë mund të llogarisin kohën e menopauzës 10 vite më herët. Kemi punuar shumë për të treguar rolin e hekurit pasi ka diferenca shumë të mëdha mes femrave dhe meshkujve. Ne kemi punime të tjera që po i zgjerojmë këto tema që përmenda më lart. Kemi një studim që në proces pranimi në një revistë shkencore dhe po tregojmë që ndoshta hekuri mund të ketë një efekt shkakor në sëmundjet e zemrës. Të gjitha këto janë për të kuptuar më shumë pasi shkenca përparon shumë”, tha ndër të tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat