5 varre të gjetura nga arkeologët në një kodër tumulare në Shënmri afër Shëngjergjit, pak kilometra nga qyteti i Tiranës, kanë sjellë dëshmi të kulturës helenistike dhe arbërore. Enë qeramike, stoli bronzi, hekuri e argjendi janë gjetur krahas armëve dhe objekteve personale. Arkeologu Mariglen Meshini detajon rëndësinë e sitit.
Specialistët besojnë se prania e varrezës nënkupton edhe praninë diku pranë të vendbanimit mesjetar në një largësi që nuk shkon më shumë se sa të kap syri.
Ka qenë ndërtimi i rrugës që nxori në dritë mbetjet kockore, pas të cilave u gjet dhe varri i parë. Më pas, ekipi i gërmim shpëtimit, nisi gërmimet duke zbuluar strukturat funerare që e vënë Shënmrinë, në hartën e qyteteve mesjetare me kulturë arbërore si Komani, Kruja, Përmeti, etj.