Simpsons e kanë bërë përsëri!
Një episod i vitit 2019 i “The Simpsons” ka shfaqur detaje që parashikojnë festat e famshme me veshje të bardhë të Diddy-t. Episodi në fjalë, i titulluar “The Great Phatsby”, u transmetua si pjesë e sezonit të 28-të dhe përmbante një personazh që ngjante me Diddy-n, i cili organizonte një festë ekskluzive ku marrin pjesë njerëz të famshëm dhe personalitete të njohura.
Si episodi, ashtu edhe festat në jetën reale, zbatojnë një kod të rreptë veshjeje, ngjyrën e bardhë, një element dallues i festave të Diddy-t.
Gjatë viteve, “The Simpsons” ka fituar një reputacion për “parashikimin e së ardhmes” për shkak të disa episodeve që duket se kanë parashikuar ngjarje reale shumë kohë para se ato të ndodhnin.