Policia e ndaloi ndërsa me çakmak në dorë kërcënoi se do t’i vërë zjarrin ish-it dhe babait të saj. Një 48-vjeçar u arrestua në Crispiano (Taranto) për përndjekje dhe tentativë për zjarrvënie.
Ishte gruaja që nisi mesazhin SOS. Ajo telefonoi 112 duke thënë se ish-i i saj i kishte shkuar në shtëpi dhe po kërcënonte se do t’i vinte flakën. Kur mbërriti policia, gruas dhe babait të saj iu hodh bidoni me benzinë.
Ish-i mbante një çakmak, ndërsa ish-vjehrri po përpiqej ta “çarmatoste”. Vetëm ndërhyrja e policisë parandaloi më të keqen.
48-vjeçari u arrestua. Gruaja dhe babai i saj u shpëtuan. Nga hetimet e para rezulton se edhe shtëpia dhe makina ishin lagur me lëng të ndezshëm.