Gara për kullën më të madhe njerëzore në Spanjë

Ndryshe

Gara për kullën më të madhe njerëzore në Spanjë

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Gara për kullat më të mëdha njerëzore u zhvillua në praninë e rreth 11,000 spektatorëve që mbushën sheshin e qytetit verilindor të Tarragona në Spanjë. Ato ngrihen nga të rritur, por edhe fëmijë që qëndrojnë mbi supet e njëri-tjetrit.

Qëllimi i tyre është të ndërtojnë kullën më të lartë dhe ky proces nuk është fort i lehtë. “Unë u them gjithmonë fëmijëve që të jenë të qetë dhe të fokusuar pasi të gjithë punën e kemi bërë gjatë provave.”

“Rëniet që kam patur më kanë ndryshuar jetën, të dhembin me kalimin e viteve. Ka kulla të mëdha që i bën dhe nuk bie, por tek disa të tjera lëndohesh. Në fund të fundit edhe nga lëndimet kemi mësuar”.

Ekipet deri në 500 burra, gra dhe fëmijë garojnë për të ndërtuar kullën më të lartë e cila mund të arrijë deri në dhjetë nivele. Konkursi, që mbahet çdo dy vjet, bashkon grupet më të mira të kullave njerëzore nga e gjithë Katalonia për të shfaqur forcën, koordinimin dhe formacionet e ndërlikuara të tyre. Këtë vit ekipi nga Villafranca mundi 40 grupe të tjera dhe mori vendin e parë duke siguruar çmimin prej 16,000 euro. Kullat njerëzore u bënë pjesë e listës së UNESCO-s në vitin 2010.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat