Ky person fitoi 200 mijë dollarë një ditë para ditëlindjes

Ndryshe

Ky person fitoi 200 mijë dollarë një ditë para ditëlindjes

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 09:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Një banor i Nebraskës(SHBA) fitoi çmimin prej 200 mijë dollarësh nga një biletë lotarie vetëm një ditë para ditëlindjes.

Michael Henrichs nga Springfield tregoi se ishte në një dyqan kur pa një klient tjetër që blinte bileta lotarie dhe vendosi të provonte fatin.

Ai bleu një biletë “Titanium 20s” prej 20 dollarësh dhe mbeti i habitur nga fitorja.

“Fillimisht mendova se kisha fituar 20 dollarë, por pastaj pashë presjen” tha Henrichs. Çmimi i tij prej 200 mijë dollarësh erdhi një ditë para ditëlindjes dhe në 30-vjetorin e blerjes së shtëpisë.

Ai planifikon ta përdorë fitimin për rinovime shtëpiake dhe udhëtime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat