Një mrekulli ka ndodhur në Florida pasi një foshnjë ka lindur gjatë uraganit Milton, që bëri ‘kërdinë’ në disa shtete të SHBA-ve.
Një 22-vjeçare lindi mëngjesin e kësaj të premte në Port Charlotte, Florida. Fatmirësisht nëna e re nuk ishte e vetme në shtëpi, por së bashku me nënë dhe partnerin e saj, të cilët u nisën drejt spitalit.
Në një intervistë për NBC News ajo u shpreh se “Isha shumë nervoze, nuk dija çfarë të bëja. Kështu ishte dhe partneri im, i cili në vitin 2017 ka humbur babain nga uragani Irma”.
“Është një fëmijë mrekullie ”, tha 22-vjeçarja. Po atë natë gjashtë foshnja të tjera lindën në dy spitalet e qytetit gjatë uraganit Milton që goditi Florida.